Misioni dhe Vizioni


RRETH NESH


Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) është themeluar në vitin 2004. SHPDK është organizatë jofitimprurëse për kompanitë në sektorin e përpunimit të drurit. Roli i SHPDK-së është të mbështesë këto kompani, dhe të avokoj në emër të tyre në nivelet legjislative dhe rregullatore. SHPDK promovon interesat e kompanive të përpunimit të drurit në Kosovë. SHPDK mbështet këto kompani për të zgjeruar rrjetëzimin me bizneset vendore dhe ndërkombëtare, për të përmirësuar produktet dhe cilësinë, për të përmirësuar teknologjitë, dhe për të rritur produktivitetin, me fokus përfundimtar në rritjen e eksporteve.


Misioni


Misioni ynë është:
Promovimi i produkteve të drurit të prodhuara në Kosovës.
Identifikimi i klientëve dhe partnerëve të biznesit të huaj potencial.
Rritja e anëtarësisë dhe mbështetja e anëtarëve me pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare, misione biznesi, takime dhe ngjarje B2B.
Ofrimi i trajnimeve profesionale për fuqinë punëtore ekzistuese dhe të ardhme të industrisë.
Ofrimi i udhëzimeve për prodhuesit e Kosovës dhe të ndihmohen ata për të qenë konkurrues në tregjet ndërkombëtare dhe vendore.
Të ndihmohen kompanitë të ndjekin tendencat globale dhe moderne në sektorin e tyre.
Ofrimi i mbështetjes së nevojshme që ato të ngritin veten si marka të mirënjohura.


Vizioni


Vizioni i SHPDK-së është të mundësoj një mjedis të begatshëm për zhvillimin e sektorit të përpunimit të drurit. Ajo synon të arrijë këtë duke mobilizuar mbështetjen e aktorëve relevantë nga sektori privat dhe publik. Vizioni i SHPDK-së është të sigurojë rritje të ndjeshme të eksporteve dhe krijimin e vlerës konkurrues për produktet e prodhuara në Kosovë.