ARIETA VULA-POZHEGU

Znj. Vula-Pozhegu e mban këtë pozicion si drejtuese e SHPDK-së që nga viti 2005. Ajo ka mbi 18 vjet përvojë në menaxhim, monitorim dhe raportim të projekteve. Përveç kësaj, ajo ka edhe përvojë të mëparshme në sektorin privat dhe publik, si dhe në zhvillimin e biznesit të grave dhe si trajnere. Nën udhëheqjen e saj, SHPDK-ja ka vazhduar të rrisë numrin e anëtarëve të saj, të marrë pjesë në ngjarje prestigjioze rajonale dhe ndërkombëtare në fushën e industrisë së drurit, të organizojë panairë tregtarë dhe ngjarje B2B në Kosovë, të bashkëpunojë ngushtë me institucionet qeveritare dhe organizatat donatore, si dhe të zhvillojë një vizion për industrinë e drurit.