RRETH SHPDK-së

Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) bashkon të gjitha bizneset e industrisë së drurit, promovon interesat e tyre dhe zgjeron horizontet e industrisë.

Lexo më shumë

Konventa e gjashtë e Industrisë së drurit


Konventa e gjashtë e Industrisë së Drurit është një ngjarje e rëndësishme që prezanton dhe promovon zhvillimin e sektorit të drurit në Kosovë dhe më gjerë. Ky ngjarje, e cila është planifikuar të mbahet më datën 30 nentor 2023, është pjesë e një gare kombëtare për dizajn, që synon të nxisë krijimtarinë dhe novacionin në fushën e dizajnit të produkteve drusore. Ky ngjarje do të përfshijë takime të nivelit të dytë të biznesit (B2B) dhe do të ofrojë një platformë të shkëlqyer për kompanitë vendase dhe ndërkombëtare të industrisë së drurit për të biseduar, bashkëpunuar dhe zhvilluar marrëdhënie të reja tregtare. Data e ngjarjes është 30 Nëntor 2023.

Lexo më shumë ➔

Panairi i tregtisë Swiss Bau, 16-19 janar 2024


Dymbëdhjetë kompani të përpunimit të drurit do të përfaqësojnë një linjë të gjerë të produkteve dhe dizajneve të kosovës në Panairin Ndërkombëtar të ndertimit SWISS BAU 2024.Dymbëdhjetë kompanitë e Kosovës që marrin pjesë në panair jane – ALBED , ANSEL, ELNOR FURNITURE, EMSA, HOTI EXCLUZIVE, LESNA, LINE GROUP me kompanitë e saj NERO HOME dhe FASAL, MAXX QERAMIKA, PROMOBI L.L.C dhe VATER 1954 – kanë kompozuar një linjë impresionuese të produkteve që do të ekspozohen në pavionin e Kosovës për bizneset dhe klientët e interesuar në Zvicer dhe me gjera.

Lexo më shumë ➔

Gara Studentore Për Dizajn 2023


Edicioni i gjashtë i garës studentore për dizajn është një platformë e jashtëzakonshme që mbështet dhe i mirëpret studentët në fushën e arkitekturës, dizajnit të interierit, dizajnit të integruar dhe teknologjisë së drurit në Kosovë. Ky event ofron një mundësi unike për studentët të shfaqin kreativitetin e tyre dhe të zhvillojnë projekte inovative në lidhje me përpunimin e drurit. Studentët e regjistruar janë të ftuar të eksplorojnë sfidat dhe mundësitë e përdorimit të drurit në mënyra të reja dhe inovative. Kjo garë synon të inkurajojë shpikjen dhe dizajnin e produkteve të reja, duke u fokusuar në inovacionin, dizajnin dhe potencialin e lansimit të tyre në treg.

Lexo më shumë ➔