- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- 4B Studio is a studio specializing in interior design and creating high-end 3D visualizations
Lajme / 24.10.2024
4B Studio is a studio specializing in interior design and creating high-end 3D visualizations

SHPDK dhe anëtarët e saj mirëpritën delegacionin nga Luksemburgu, i cili vizitoi disa nga kompanitë e mobiljeve në Kosovë. Gjatë vizitës dyditore, u zhvilluan takime B2B të organizuara nga Ambasada e Luksemburgut, në koordinim me SHPDK dhe Klasterin e mobiljerisë FEDAM të Luksemburgut. Qëllimi i këtyre takimeve ishte krijimi i mundësive të reja për bashkëpunim dhe forcimi i marrëdhënieve tregtare midis kompanive kosovare të mobiljeve dhe atyre të industrisë së mobiljeve në Luksemburg. Aktivitetet u përqendruan në shkëmbimin e përvojave dhe ideve, si dhe në eksplorimin e mundësive për investime, furnizim nga Kosova dhe zhvillime të përbashkëta në të ardhmen.
Ky rrjetëzim shërben si platformë për të zgjeruar partneritetet ndërkombëtare dhe për të zhvilluar më tej industrinë e mobiljeve në Kosovë, duke kontribuar në rritjen e eksportit të produkteve për tregjet evropiane.
Një falënderim i veçantë për Ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, z. Eric Dietz, si dhe stafin e Ambasadës për bashkëpunimin e shkëlqyer! Një falënderim gjithashtu shkon për të gjitha kompanitë pjesëmarrëse që kontribuuan në suksesin e këtij rrjetëzimi dhe përpjekjet për një të ardhme të përbashkët më të ndritur.