- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- 🌳 NGJARJA PËRMBYLLËSE “NGA AFTËSITË TE MUNDËSITË – ARSIMI DUAL NË INDUSTRINË E DRURIT”
Lajme / 19.10.2026
🌳 NGJARJA PËRMBYLLËSE “NGA AFTËSITË TE MUNDËSITË – ARSIMI DUAL NË INDUSTRINË E DRURIT”

Sot, në TechPark Prishtina, Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK), në bashkëpunim me KIMERK, mbajti ngjarjen përmbyllëse të projektit “Empowering Kosovo’s Wood Industry through Dual Vocational Education and Training (VET) Innovation”, duke shënuar një hap të rëndësishëm në promovimin e Arsimit Dual dhe zhvillimin e aftësive profesionale në industrinë e drurit në Kosovë.
Për ne ishte nder i veçantë të kishim në mesin tonë përfaqësues të institucioneve, partnerë zhvillimorë dhe përfaqësues të sektorit privat, përfshirë z. Eric Dietz, Shef i Misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kosovë; z. Lah Nitaj, Drejtor i Departamentit për Arsim dhe Aftësim Profesional, MASH; si dhe z. Henrique Stefani dhe z. Luan Hoti, përfaqësues të projektit të LuxDev-it “Shkathtësitë për Punësim të Qëndrueshëm në Kosovë”.
Në këtë ngjarje morën pjesë gjithashtu përfaqësues të odave ekonomike, partnerëve institucionalë dhe donatorëve, shoqatave sektoriale, shkollave profesionale dhe bizneseve. Pjesëmarrja e tyre dëshmoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe sektorit privat për zhvillimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, në përputhje me nevojat e tregut të punës.
Gjatë ngjarjes u prezantuan rezultatet, arritjet kryesore dhe aktivitetet e realizuara në kuadër të projektit, si dhe kontributi i tij në avancimin e Arsimit Dual në industrinë e drurit. Rezultatet u prezantuan nga z. Astrit Rexhaj, Drejtor Ekzekutiv i KIMERK-ut, dhe znj. Arieta Vula Pozhegu, Drejtoreshë Ekzekutive e SHPDK-së.
Një ndër momentet e rëndësishme ishte prezantimi i platformës së re “Arsimi Dual dhe Aftësitë Profesionale”, nga z. Agon Jusufi. Platforma synon të mbështesë mbledhjen dhe sistemimin e të dhënave, si dhe të lehtësojë informimin dhe promovimin e mundësive për arsimim profesional dhe zhvillim të aftësive.
SHPDK shpreh mirënjohjen dhe falënderimet për Ambasadën e Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kosovë, LuxDev-in, institucionet arsimore, partnerët institucionalë, donatorët, shkollat profesionale, bizneset dhe të gjithë bashkëpunëtorët, për mbështetjen, angazhimin dhe kontributin e tyre në avancimin e Arsimit Dual dhe zhvillimin e aftësive profesionale në Kosovë.
Nga aftësitë te mundësitë – së bashku për një industri të drurit më të aftë, më konkurruese dhe me më shumë perspektivë për gjeneratat e reja!
#SHPDK#KIMERK#LuxDev#ArsimiDual#AftësitëProfesionale#IndustriaEDrurit#VET#skillsforsustainablejobs