- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- “Albed” do të bëhet kompania e parë kosovare që do të prodhojë mobile nga lëkura
Lajme / 05.03.2018
“Albed” do të bëhet kompania e parë kosovare që do të prodhojë mobile nga lëkura
Më 5 mars 2018, EMPOWER Sektori Privat në partneritet me Sida – Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar ka nënshkruar një grant me kompaninë e përpunimit të drurit “Albed”. Granti për pajisje të reja do t’i mundësojë kësaj kompanie që të zëvendësojë mobilet e importuara nga lëkura me mobile të prodhuara nga vetë ajo, ndërsa do të bëhet edhe kompania e parë në Kosovë që do të prodhojë produkte të tilla.
Zëvendës-drejtoresha e Misionit të USAID-it Lisa Magno e vizitoi këtë kompani në të njëjtën ditë. Menaxheri i “Albed” Miftar Veseli, e ofroi një shëtitje përreth fabrikës së prodhimit dhe i shpjegoi proceset e tyre të punës.
“Albed” aktualisht prodhon mobile për dhoma të gjumit, dollapë për kuzhinë, tavolina dhe divane. Ajo ka dy dyqane, një në Vushtrri dhe një në Fushë Kosovë. Kjo kompani aktualisht ka 40 të punësuar.
EMPOWER Sektori Privat më parë i ka ndihmuar kësaj kompanie që t’i ekspozonte produktet e veta në panaire ndërkombëtare, në të cilat ajo ka nënshkruar kontrata të rëndësishme për eksportimin e produkteve të saja në Maltë dhe Gjermani. Ky grant do t’i mundësojë kompanisë që të shtojë efikasitetin, të zhvillojë një gamë të re të produkteve dhe t’i krijojë 53 vende të reja të punës brenda tri viteve të ardhshme.