- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- Thirrje për pjesëmarrje: Imm Cologne 2025
Lajme / 30.04.2024
Thirrje për pjesëmarrje: Imm Cologne 2025

Ftojmë kompanitë e industrisë së drurit të marrin pjesë si ekspozues në panairin më prestigjioz të mobilerisë në botë, Imm Cologne 2025!
Panairi Imm Cologne është një platformë e jashtëzakonshme për të eksploruar inovacionet dhe dizajnin më të fundit në botën e mobiljeve dhe dizajnit të brendshëm. Me një histori të gjatë dhe një reputacion të padiskutueshëm, ky panair ofron një mundësi unike për të prezantuar produktet dhe shërbimet tuaja para një audiencë të gjerë ndërkombëtarë, duke përfshirë arkitektë, dizajnues, dhe blerës potencialë.
Kompanitë e interesuara nga Industria e Drurit për pjesëmarrje si ekspozues mund të shprehin interesim në email adresen: info@kosovowood.org (Interesim për pjesëmarrje dhe Hapesira e kërkuar në m2)
Ky njoftim percakton listen preliminare te ekspozuesve !