Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. CIAO BERTO është njëri nga pjesëmarrësit në Panairin Nderkombëtar të Mobiljeve

Lajme / 30.01.2024

CIAO BERTO është njëri nga pjesëmarrësit në Panairin Nderkombëtar të Mobiljeve

SHPDK, në bashkëpunim me KIESA dhe me mbështetjen e Swisscontact në kuadër të projektit FEGO, organizon pjesëmarrjen e 10 kompanive prodhuese nga Kosova në Panairin Nderkombëtar të Mobiljeve, Stockholm Furniture Fair 6-10 Shkurt 2024.
Lokacioni: Stockholm, Sweden
Stand: C07:43
CIAO BERTO është njëri nga pjesëmarrësit në këtë Panair.
Kompania Ciao Berto është krijuar nga Z. Ejup Krasniqi në vitet 1990, dhe sot, vazhdon si një biznes familjar. Përvoja dhe puna kreative gjatë viteve kanë krijuar një kulturë në organizimin e hapësirave funksionale. Strategjia e kompanisë bazohet në kriimin e fushave të reja pune, të bazuar në tendencat më të fundit të dizajnit.
Në Panairin e Mobiljeve të Stokholmit, Ciao Berto do të ekspozojë produktet e tyre të veçanta dhe inovative.
Ejani dhe na vizitoni!

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në