- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- Konventa e Industrise se Drurit te Kosoves
Lajme / 13.09.2024
Konventa e Industrise se Drurit te Kosoves

Data: 26 Nëntor 2024
Vendi: Hotel Emerald, Prishtinë
Me 26 Nëntor 2024 organizohet Konventa e Industrisë së Drurit
Objektivat e Konventës:
· Konkurueshmëria, potenciali, eksporti dhe zhvillimi i industrisë së përpunimit të drurit në Kosovë.
· E-commerce dhe digjitalizimi në industrinë e drurit
· Bashkëpunimi në mes të akademisë dhe sektorit privat në funksion të nxitjes dhe zhvillimit të inovacionit
· Përkrahjet nga partnerët e ndryshëm ndërkombëtar dhe institucional në Kosovë.
· Rritja e vetëdijes publike mbi rëndësinë e sektorit të drurit dhe të mobiljeve për punësim dhe rritje ekonomike.
· Rrjetëzimi dhe Ndërkombëtarizimi i Industrisë së Drurit të Kosovës.
Pjesë e Konventës do të jenë forumet ku ekspertë vendorë dhe ndërkombëtare do të prezantojnë në tema kyçe të industrisë së drurit.
Konventa gjithashtu do të përmbajë një ekspozitë të produkteve të drurit dhe materialeve, teknologjisë së drurit, takime në mes bizneseve (B2B), gara studentore për dizajn ku studentët që vijojnë studimet në dizajn do të prezantojnë dizajnet e tyre, dhe një ceremoni ku do të ndahen çmimet për fituesit e garës për dizajn.
Konventa e Industrisë së drurit të Kosovës organizohet nga Shoqata e Perpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) .