Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. 📌 Zhvillimi i Standardit Profesional për CNC

Lajme / 14.05.2026

📌 Zhvillimi i Standardit Profesional për CNC

Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës – Wood Cluster (SHPDK), me mbështetjen e LuxDev, Agjencisë së Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor, organizoi punëtorinë e Grupit Punues për validimin e standardeve profesionale, me fokus në standardin për Operator të makinave CNC.

🔹 U prezantua draft-standardi për CNC

🔹 U zhvilluan diskutime të hapura me përfaqësues të sektorit privat dhe institucioneve relevante

🔹 U dhanë komente dhe rekomandime për përmirësimin dhe përshtatjen me kërkesat e tregut të punës

💡 Ky proces është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të arsimit dhe aftësimit profesional në sektorin e përpunimit të drurit.

🤝🙏 Falënderojmë sektorin privat, donatorët, partnerët, shkollat profesionale dhe institucionet përkatëse për kontributin e çmuar dhe bashkëpunimin në këtë proces të rëndësishëm!

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në