- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- Drejtoresh e SHPDK mori pjesë në mbledhjen e dytë të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime të drejtuar nga Kryeministri
Lajme / 13.05.2024
Drejtoresh e SHPDK mori pjesë në mbledhjen e dytë të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime të drejtuar nga Kryeministri

Drejtoresh e SHPDK mori pjesë në mbledhjen e dytë të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime të drejtuar nga Kryeministri.
Ajo që kryeministri ndër tjera theksoi që ishte per nje ekonomi me konkurente ishte:
“Inaugurimi me Programin Kompakt të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit, MCC, një projekt historik e në të njëjtën kohë avangardë në sektorin e energjisë në vlerë prej 236.7 milionë euro – prej tyre 202 milionë dollarë grant nga Qeveria e ShBA-së, kurse pjesa tjetër bashkëfinancim nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ky projekt do ta bëjë Kosovën shtetin me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori në botë”
U bëj thirrje bizneseve tona më konkurruese, shoqatave të biznesit dhe projekteve të financuara nga donatorët që të vazhdojnë e forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Së bashku, ne mund të zhvillojmë plane strategjike dhe operacionale që rrisin investimet e huaja direkte, eksportet dhe nxisin zhvillimin efektiv të biznesit. Shefi im i Stafit në Kryeministri, Luan Dalipi, dhe ministritë përkatëse, kanë punuar ngushtë me Sekretariatin e këtij Këshilli. Ne kemi parë tashmë rezultatet fillestare nga ky dialog. Për shembull, ne po lëvizim për të hequr licencën e eksportit për produktet farmaceutike, një pengesë kjo jo tarifore që vështirësoi biznesin për shumë vite me radhë”.
Roli i SHPDK dhe gjitha organizatave te bizneseit qe jane pjese e ketij këshilli kane rolin e mbrojtjes së sektoreve apo bizneseve që përfaqësojnë!
SHPDK paraqiti disa kërkesa që bizneset i kanë:
1. Rimbursimi i TVSH nga kompanite permes sistemeve te digjitalizuara te ATK , çdo tre muaj pa pasur nevoje për prezencen fizike te stafit ne kontrolla e nenkontrolla!
2.Subvencionimi i eksportit
3. njohja e shpenzimeve te marketingut qe kompanite bejne dhe jo 2% ( siq eshte aktualisht dhe nuk mund te kalohet ky prag i njohjes se shpenzimeve)
4. Njohja e shpenzimeve te mbetjeve sipas nje standardi dhe jo gjithmone komisione per mbeturinat dhe mbetjet qe kompanite kane per te asgjesuar!
Si dhe pika tjera sipas renditjes dhe si hapa te metutejme qe ndihmojne prodhuesit dhe lehtsojne procedurat…
#Takimi i KKEI mbahet si vazhdimësi e aktiviteteve të dialogut publiko-privat, përkatësisht forumeve sektoriale të zhvilluara nga Sekretariati i KKEI, përmes të cilave janë identifikuar çështjet e ngritura nga sektori privat. Ky Sekretariat përkrahet nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) përmes #Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)#