- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- Ekspozuesit në Konventën e Industrisë së Drurit - Edicioni i 6-të
Lajme / 24.11.2023
Ekspozuesit në Konventën e Industrisë së Drurit - Edicioni i 6-të

Kosovo Information Technology
Kosova Information Technology is an exhibitor at the Convention of the Wood Industry in Kosovo. Formed in 2004 in order to develop software, KIT has around 500 clients in the private sector and has public sector contracts. It is an international partner with Oracle, IBM, Dell, Cisco, and many others, and they have over 20 reliable and quality products. Proven for 20 years, KIT is a profitable company with a value that grows year after year.
Line Group
Line Group është ekspozues në Konventën e Industrisë së Drurit në Kosovë.
Është një korporatë me bazë në Kosovë dhe ka tre biznese të njohura si FASAL, Nero Home dhe Rezidenca.
FASAL punon në ambientet e brendshme dhe të jashtme të ndërtesave, nga shtëpitë private, zyrat, restorantet e deri tek banesat, hotelet, qendrat tregtare, spitalet dhe bankat. Kanë një gamë të madhe produktesh si: Dritare, Dyer, Blinda, Fasada Strukturore dhe Gjysëm strukturore.
Nero Home prodhon produkte druri si: Dyer të brendshme prej druri, Kuzhina, Dhoma gjumi, Tavolina, Panele akustike, Panele të Dekoruara dhe shumë lloje të ndryshme mobiljesh.
VATËR 1954
VATËR 1954 është ekspozues në Konventën e Industrisë së Drurit në Kosovë. Kjo kompani njihet për përkushtim ndaj cilësisë, inovacionit, dhe kënaqësisë së klientit. Kompania përdor vetëm materiale të cilësisë më të lartë dhe teknikat më të fundit të prodhimit për të prodhuar produktet e saj. VATËR 1954 siguron që çdo artikull të jetë jo vetëm estetikisht në rregull, por gjithashtu efikas në energji, i sigurt dhe i qëndrueshëm.
Mobile Dekor
Mobile Dekor është ekspozues në Konventën e Industrisë së Drurit në Kosovë.
Mobile Dekor është themeluar më 1983 dhe filloj me prodhimin e mobilieve shtëpiake (dhoma të ndenjës, gjumit, kuzhina), mobilie për zyrë, restorante, hotele, etj. Produktet nga Mobile Dekor janë unike, me dizajn special, dhe me kualitet, dhe kjo është njëra ndër arsyet e reputacionit të shkëlqyeshëm të tyre në treg.
Antracit
Antracit është ekspozues në Konventën e Industrisë së Drurit në Kosovë.
Si kompani familjare e themeluar në vitin 1999, Antracit u brendua dhe themelua në vitin 2018. Antracit Shpk merret me distribuimin e shumë brendeve Evropiane dhe Turke në sektorin e akcesorëve të mobiljeve, të kuzhinave, të dyerve të dhomave, dekoreve të brendshme dhe të jashtme, veglave të punës si dhe materialeve të imëta ndërtimore.
Gjithashtu merret edhe me shitje në tre pikat shitëse në qytetin e Prizrenit. Brendet kryesore që distribuohen nën ombrellën e kompanisë janë: Hettich, Kesseböhmer, Deventer, SGS, Norton Saint Gobain, Cagsan Merdiven, UnionPlast, Combi Arialdo, Yuma kilit, FORME Frosio Bortolo, STV, CEAM, Sofuoglu, Domodek, Geka, Oerlikon etj.
DIJAMANT
DIJAMANT është ekspozues në Konventën e Industrisë së Drurit në Kosovë.
Kompania DIJAMANT është themeluar në vitin 1986 nga Njazi Kastrati në fshatin Maxharrë të Malishevës. Aktiviteti kryesor i kompanisë ka qenë tregëtimi i produkteve gjysmëfinale nga druri që të shfrytëzohen në prodhimin e mobiljeve të ndryshme dhe enteriereve. Në vitin 2016, DIJAMANT është zgjeruar me fabrikën për prodhimin e paneleve nga druri masiv, ku ka investuar në infrastrukturë dhe makineri moderne. Tani, kompania ka krijuar të gjitha resurset e nevojshme për dizajnimin, prodhimin dhe shitjen paneleve me lidhjen lineare dhe të ndërthurur nga ahu, bungu, frashëri, qershia, arra, dhe bliri.
ALBED
ALBED është ekspozues në Konventën e Industrisë së Drurit në Kosovë.
ALBED është kompani e mobiljeve e themeluar në vitin 1992. Specializohet në prodhimin e kuzhinave, garniturave për dhoma të ndenjes, mobilieve kontraktuale (hoteleve) dhe dyerve. Ofrojnë produkte cilësore dhe moderne për të plotësuar nevojat e klientëve. Me një theks të veçantë në dizajn dhe funksionalitet, koleksionet e ALBED përfshijnë kombinimin e teknologjisë së fundit me estetikën klasike. Ambicia e kompanisë është të ndajë vizionin e tyre për prodhimin e mobilieve cilësore në tregjet ndërkombëtare dhe të krijojë ambientet më të bukura dhe të përshtatshme për shtëpitë dhe ambientet e bizneseve.
SHEHU
SHEHU është ekspozues në Konventën e Industrisë së Drurit në Kosovë.
SHEHU është një nga kompanitë me historinë dhe përvojën më të gjatë në biznesin e zdrukthtarisë në Kosovë. Fillimisht, SHEHU u krijua si biznes familjar në vitin 1948 nga stërgjyshi i kësaj kompanie i cili ishte marangoz i njohur në rajonin e Dukagjinit. Përparësitë e kompanisë SHEHU janë se është ndër kompanitë e pakta në Kosovë që punojnë me dru masiv. Produktet kryesore të kompanisë janë shkallët nga druri, tavolina, dyer të hyerjes dhe pjesë specifike të interierit të brendshëm për shtëpi dhe ambiente tjera hoteliere apo zyra pune.
GREEN HOUSE LLC
GREEN HOUSE është ekspozues në Konventën e Industrisë së Drurit në Kosovë.
GREEN HOUSE SHPK është kompani për përpunimin e drurit, e cila ofron një koncept të ri dhe inovativ në prodhimin e shtëpive të parafabrikuara prej druri për tregun vendas dhe ndërkombëtar. Shtëpitë janë të ndërtuara me materiale të cilësisë së lartë dhe janë të dizajnuara për të qenë të qëndrueshme dhe estetike.
Hoti Exclusive Woodwork
Hoti Exclusive Woodwork është ekspozues në Konventën e Industrisë së Drurit në Kosovë.
Hoti Exclusive Woodwoork (HBAH) është kompani e pasur me traditë në industrinë e drurit që nga viti 1935, dhe është trashëguar ndër gjenerata. Me përkushtim e ambicie të madhe, Hoti sot arrin të jetë pjesë e projekteve në tregun e Zvicrës, Gjermanisë, dhe Shteteve te Bashkuara të Amerikës. Është kompani e specializuar në prodhimin e Dritareve (Dru dhe Dru Alumin), dyerve dhe të interiereve. 85% të kapacitetit prodhues të Hoti Exclusive është i destinuar për eksport në vende të Evropës.
ELNOR
ELNOR është ekspozues në Konventën e Industrisë së Drurit në Kosovë.
ELNOR është kompani moderne dhe dinamike që u ofron klientëve produkte me cilësi të lartë duke bashkëpunuar me arkitektë, dizajnerë dhe kontraktorë për të gjetur zgjidhje gjithnjë e më ekskluzive të mobilimit. Historia e kompanisë është aq e pasur me përvoja personale dhe vlera njerëzore, gjë që e bënë kompaninë edhe më të vlefshme në sektorin e saj. Kompania ka një shtrirje eksporti prej rreth 45% të linjës së prodhimit në disa vende evropiane si Gjermania, Zvicra, Luksemburgu, dhe Bullgaria.
Fabrika Lumi
Fabrika Lumi është ekspozues në Konventën e Industrisë së Drurit në Kosovë.
Fabrika Lumi është themeluar në vitin 1990 në Zahaq, Pejë. Fillimisht, prodhuan dyer të brendshme nga druri, të cilën e kishin traditë familjare, dhe tashmë kanë investuar në tekonlogji të reja për prodhimin e kuzhinave dhe dhomave. Fabrika Lumi ka arritur që të eksportoj edhe në vende te ndryshme si Gjermani, Austri, e Zvicër.
Kompania Pabst
Kompania Pabst është ekspozues dhe sponsorizues i Konventës së Industrisë së Drurit, ku do të prezantojnë produktet e tyre. Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit e Pabst do të jenë gjithashtu pjesë e një sesioni ku do të diskutojnë për industrinë e drurit, potencialin e saj dhe eksportin.
BBros LLC
BBros LLC është ekspozues në Konventën e Industrisë së Drurit në Kosovë.
BBros LLC është bërë pjesë e rëndësishme në industrinë e zhvillimit të softuerit, duke u ofruar ndihmë klientëve vendas dhe ndërkombëtarë. Për më tepër, BBros ka krijuar një vend në zhvillimin e aplikacioneve, duke krijuar aplikacione intuitive dhe miqësore për përdoruesit që rezonojnë me një audiencë moderne. Kohëve të fundit, BBros i ka dhënë rëndësi Sistemit të Ekzekutimit të Prodhimit të quajtur MIKA Soft, i cili është bërë zgjidhje e nivelit të lartë për industrinë e përpunimit të drurit.
Mobileria Promobi
Mobileria Promobi është ekspozues në Konventën e Industrisë së Drurit në Kosovë.
Mobileria Promobi është ndërmarrje prodhuese në Ferizaj, e cila merret me prodhimin e mobilieve që nga vitet e 80-ta. Në fillim, prioritet i kishte mobiliet nga druri dhe me zhvillimin e produkteve dhe teknologjisë, janë shtuar edhe materiale me bazë nga druri si melamine dhe MDF.
ProCredit Bank
Banka ProCredit mbështet Konventën e Industrisë së Drurit në Kosovë
ProCredit është e përkushtuar ndaj zhvillimit të sektorit të drurit dhe sheh sponsorizimin e Konventës si një mundësi të shkëlqyer për treguar angazhimin e saj aktiv në promovimin e inovacioneve dhe rritjes së këtij sektori për të arritur potencialin e tij maksimal. Banka ProCredit do të jetë e pranishme gjatë Konventës për të ndarë informacione mbi shërbimet dhe produktet financiare të përshtatura për bizneset e sektorit të drurit, si dhe për të ofruar këshilla dhe mbështetje për zhvillimin e tyre të qëndrueshëm.
Kompania Famhaus
Kompania Famhaus GmbH po i bashkohet Konventës së Industrisë së Drurit, ku do të përfaqësojnë Kompensatë Moderne dhe Prodhues MDF nga Kina dhe Afrika në Evropë. Ata prodhojnë në dy Kompensatë të reja Mills Plep dhe Eukalipt për:
- Industria e karvanit
- Industria e mobiljeve
- Industria e Ndërtimit
SHEHU Academy
SHEHU Academy është ekspozues në Konventën e Industrisë së Drurit në Kosovë
Institucioni për Aftësim Profesional “SHEHU Academy” është institucion i themeluar ne vitin 2020 si veprimtarinë themelore të sajë e ka aftësimin e punëtorëve nga sektori I përpunimit të drurit dhe është pjesë e SHEHU LLC. Me futjen e makinave CNC në prodhimtari të produkteve nga druri, për herë të parë nga kjo kompani, si rrjedhojë logjike lindi nevoja për punëtorë me shkathtësi më të avancuara digjitale për të operuar me këto pajisje. Me rritjen e kërkesës për makina të tilla nga kompanitë tjera që operojnë në këtë lëmi, kompania “SHEHU” pastaj filloj edhe me shitjen e këtyre pajisjeve.