Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. Kompania “Idrizi” do të krijojë 45 vende të reja pune nga mbështetja përmes grantit

Lajme / 05.03.2018

Kompania “Idrizi” do të krijojë 45 vende të reja pune nga mbështetja përmes grantit

Më 5 mars 2018, EMPOWER Sektori Privat në partneritet me Sida – Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar nënshkroi një grant me kompaninë “Idrizi”. Kjo kompani prodhon mobile dhe produkte nga pllaka te mediapanit (MDF).

Ky grant do t’i ndihmojë kompanisë “Idrizi” që të blejë pajisje të reja për fabrikën e re prodhuese. Aktualisht, kjo kompani ka katër dyqane në Kosovë – dy në Drenas, një në Skenderaj dhe një në Fushë Kosovë. Mbështetja nga EMPOWER do t’i mundësojë kësaj kompanie që ta shtojë prodhimin dhe të krijojë 45 vende të reja të punës.

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në