Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. Programi i praktikës rrit shanset e punësimit për të rinjtë

Lajme / 20.05.2015

Programi i praktikës rrit shanset e punësimit për të rinjtë

Kompanitë e përpunimit të drurit në Kosovë janë ndër punëdhënësit kryesorë, veçanërisht për të rinjtë. Me rritjen e sektorit, rritet edhe kërkesa për punëtorë të kualifikuar, të cilët sipas kompanive janë të vështira për t'u gjetur. Fetah Berisha nga Prishtina dhe Ibadete Sadiku nga Vushtrria kanë një gjë të përbashkët: sapo të përfundojnë programin e praktikës në dy kompani të përpunimit të drurit, Dekoriti dhe Ciao Berto, do të punësohen. Programi i praktikës tre mujore është iniciativë e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës, e mbështetur nga USAID EMPOWER Sektori Privat. Përmes këtij programi, afro 40 individë u vendosën në kompanitë e përpunimit të drurit në mbarë Kosovën në menaxhimin e operacioneve të prodhimit, shitjes dhe administrimit të biznesit. Të paktën 32 pritet të punësohen.

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në