Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. Ftesë për të shprehur interesin për pjesëmarrje në Forumin e Tregtisë dhe Investimeve - Romë - Itali, 31 janar 2017

Lajme / 21.12.2017

Ftesë për të shprehur interesin për pjesëmarrje në Forumin e Tregtisë dhe Investimeve - Romë - Itali, 31 janar 2017

Me qëllim të promovimit të Kosovës si vend atraktiv për investime dhe tregti, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe në bashkëpunim me partnerët: : Italian Trade Agency ITA- Ambasada e  Republikës së Italisë në Prishtinë dhe Ambasada e Republikës së  Kosovës në Romë, shpallë

Ftesë publike për shprehje të interesit për pjesëmarrje në Forumin për Investime dhe Tregti që do të mbahet në Romë – Itali, më 31 janar 2017

Qëllimi i kësaj shpalljeje është që të ju mundësohet  kompanive që veprojnë në territorin e Republikës së Kosovës që të shprehin interesin e tyre përmes aplikimit, për të marrë pjesë në këtë forum dhe për të takuar biznese nga Italia që do të marrin pjesë në forum.

Vetëm Aplikacionet e shprehjes së interesit të dërguara deri me datë 28 dhjetor 2016 dhe të  plotësuara tërësisht do të mirren në shqyrtim për tu vlerësuar. Të gjitha fushat e zbrazëta duhet të plotësohen me informata të hollësishme dhe të sakta!

Më 27 dhjetor 2016, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (në sallën e  takimeve në KIESA) duke filluar nga ora 11:00 gjerë në ora 12:00, ekspertët e KIESA-së dhe partnerët me të cilët do të organizohet forumi do tu përgjigjen pyetjeve lidhur me organizimin dhe pjesëmarrjen tuaj në forumin për investime dhe tregti. Kompanitë që kanë nevojë për asistencë për plotësimin e këtij aplikacioni, këshillohen gjithashtu që të marrin pjesë.

Pas përfundimit të shqyrtimit të aplikacioneve, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (në sallën e takimeve në KIESA), do të zhvillohet procesi i intervistimit të kompanive të cilat kanë shprehur interesim për pjesëmarrje në Forumin e Investimeve dhe Tregtisë, në Romë –Itali.

Të gjitha shpenzimet vetanake të përfaqësuesve të kompanive kosovare duke përfshirë transportin, akomodimin,ushqimin etj, do të mbulohen nga vetë pjesëmarrësit e  forumit.

Aplikimi: Kompanitë që dëshirojnë të aplikojnë për të marrë pjesë në forum duhet që aplikacionin e plotësuar ta dërgojnë më së largu deri më 28 dhjetor 2016, në e-mail adresën: flutura.fetahaj@rks-gov.net ose në Ministria e Tregtisë dhe Industrisë/KIESA, Rruga: Muharrem Fejza, Lagjja e Spitalit, pa Nr. Prishtinë, 10000, Republika e Kosovës.

Në bazë të Aplikacionit është hartuar edhe matrica për përzgjedhjen e kompanive, dhe nga rezultatet përfundimtare, do të përzgjidhen kompanitë me pikët më të larta.

Aplikacioni dhe informatat e nevojshme për shprehje të interesit mund të merret në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë/KIESA, dhe po ashtu mund të shkarkohet nga ueb faqja: www.mti-ks.org,ose mirren në formën elektronike nga zyrtarja përgjegjëse: flutura.fetahaj@rks-gov.net

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në