- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- Prodhuesit Kosovarë në Swissbau
Lajme / 20.01.2018
Prodhuesit Kosovarë në Swissbau

Nga 16 – 20 janar 2018, shtatë kompani kosovare nga industria e përpunimit të drurit prezantuan ofertën, dizajnet dhe cilësinë e tyre për më shumë se 100,000 vizitorë të Swissbau, që është panairi më i madh në Zvicër në fushën e ndërtimit. Të shpërndarë në katër salla, rreth 1,000 ekspozues sollën produktet dhe zgjidhjet e tyre në tre lëmi kryesore: planifikim, ndërtim, dhe shfrytëzim dhe operacione. Të vendosur në tri hapësira të ndryshme të këtij panairi, prodhuesit kosovarë dhanë me praninë e tyre një deklaratë të fuqishme: ata kanë kapacitete dhe cilësi të produkteve për të qenë të pranishëm me sukses në tregun evropian. ELNOR, Binni, #SHEHU , Greenhouse SH.P.K, #Koba, LESNA mobilje dhe Mobileria- Graniti arritën që gjatë ditëve të panairit të krijojnë kontakte të dobishme dhe janë të bindur se do të vijojnë kontrata të reja dhe më shumë shitje.
Pjesëmarrja e këtyre kompanive në panair u mbështet nga Kosovo Investment and Enterprise Support Agency - KIESA, USAID Kosovo në partneritet me Sida - Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbetepërmes Empower Private Sector Kosovo dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim - SDC përmes PPSE Program Swisscontact. Të gjithë mbështetjen e ka koordinuar Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës.