- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- Mobileria Promobi merr pjese për herë të tretë radhazi që nga fillimi i vitit 2024
Lajme / 28.01.2024
Mobileria Promobi merr pjese për herë të tretë radhazi që nga fillimi i vitit 2024

SHPDK, në bashkëpunim me KIESA dhe me mbështetjen e Swisscontact në kuadër të projektit FEGO, organizon pjesëmarrjen e 10 kompanive prodhuese nga Kosova në Panairin Nderkombëtar të Mobiljeve, Stockholm Furniture Fair 6-10 Shkurt 2024.
Lokacioni: Stockholm, Sweden
Stand: C07:43
Mobileria Promobi, me një përqendrim të jashtëzakonshëm në zgjerimin e pranisë së tyre në tregun ndërkombëtar, vazhdon serinë e suksesshme të pjesëmarrjeve në Panaire Ndërkombëtare, duke marr pjese për herë të tretë radhazi, që nga fillimi i vitit 2024.
Ekipi i mrekullueshëm i Promobi L.L.C është gati të paraqesë produktet e tyre inovative dhe cilësore në një platformë prestigjioze ndërkombëtare si Stockholm Furniture Fair 6-10 Shkurt 2024.
Mobileria Promobi eshte ndermarrje prodhuese me seli ne Ferizaj, e cila merret me prodhimin e mobiljeve nga vitet 80-ta, e cila është e specializauar në prodhimin e mobiljeve, si sete kuzhine dhe dhoma gjumi, tryeza dhe dollape të ndryshme në madhësi, dekorim muri, si dhe projekte të plota të mobilimit për apartamente, shtëpi dhe zyre.
Ejani dhe na vizitoni!