Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. Fabrika e re do të hapet me mbështetjen e USAID-it

Lajme / 22.07.2015

Fabrika e re do të hapet me mbështetjen e USAID-it

Palma, një nga shitësit kryesorë të mobiljeve në Kosovë, po merr një sfidë të re duke zëvendësuar mobiljet e importuara me prodhimin e saj. Kompania tashmë ka filluar ngritjen e një linje të re prodhimi të kuzhinave dhe dhomave të gjumit. Produktet do të shiten në Kosovë dhe Zvicër, ku Palma tashmë ka një showroom, me qëllim që të zgjerohet më vonë edhe në tregje të tjera. Palma mori një grant nga USAID EMPOWER Sektori Privat për të finalizuar departamentin e paketimit. Kjo ndihmë pritet të krijojë të paktën 50 vende të reja pune. “Meqë projekti është drejt përfundimit të tij, ne kishim nevojë për mbështetje financiare për të blerë dhe instaluar linja të plota prodhimi për fabrikën,” thotë Ekrem Shahini, pronar i Palma. .

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në