- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- Më 26 nëntor, Arieta Pozhegu do të prezantojë mbi trendet e zhvillimit të sektorit të drurit në Kosovë
Lajme / 12.11.2024
Më 26 nëntor, Arieta Pozhegu do të prezantojë mbi trendet e zhvillimit të sektorit të drurit në Kosovë

Arieta Pozhegu është Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) që nga viti 2005. Më 26 nëntor, ajo do të prezantojë mbi trendet e zhvillimit të sektorit të drurit në Kosovë, me fokus te sfidat dhe mundësitë që ky sektor ofron në vendin tonë.
Përmes SHPDK-së, ajo ndjek një vizion të qartë: “Brendimi dhe njohja sa më globale e industrisë së drurit të Kosovës.”
Me një përvojë të shkëlqyer në menaxhimin e projekteve, znj. Pozhegu ka ngritur SHPDK-në në një nivel të ri. Nën drejtimin e saj, është arritur një rritje e ndjeshme e anëtarësimit, pjesëmarrja në evente rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe organizimi i panaireve tregtare dhe eventeve B2B. Këto janë vetëm disa nga arritjet e saj të rëndësishme gjatë 19 viteve të fundit. Për më tepër, bashkëpunimi i saj i ngushtë me institucionet qeveritare dhe donatorët ka ndikuar thellësisht në të ardhmen e industrisë së drurit në Kosovë.