Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. 📢 THIRRJE PUBLIKE – SKEMA E GRANTEVE PËR ARSIM DUAL

Lajme / 28.04.2026

📢 THIRRJE PUBLIKE – SKEMA E GRANTEVE PËR ARSIM DUAL

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor - LuxDev, ka lansuar skemën e granteve për arsimin dual.

🎯 Qëllimi i skemës është mbështetja e bizneseve dhe krijimi i partneriteteve me IAAP-të publike për t’u mundësuar nxënësve përvojë praktike sipas modelit të arsimit dual.

🤝 Kjo skemë mbështetet nga projekti “Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga MINTI përmes KIESA-s dhe LuxDev.

📅 Afati për aplikim: deri më datë 30.04.2026 në 23:59h

📧 Si të aplikoni: Aplikimi bëhet vetëm online përmes emailit: arsimidual@rks-gov.net

📑 Për më shumë informacione mbi procedurat dhe dokumentacionin, vizitoni faqet zyrtare të MINTI-t dhe KIESA-s.

đź”—https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,107

đź”—https://kiesa.rks-gov.net/page.aspx?id=1,134

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në