- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- 📢 Ftesë publike për Kompanitë e Rajonit të Pejës.
Lajme / 16.03.2026
📢 Ftesë publike për Kompanitë e Rajonit të Pejës.

Të gjitha kompanitë nga rajoni i Pejës janë të mirëseardhura, veçanërisht ato që veprojnë në industrinë e drurit, prodhim, shërbime IT dhe energji të ripërtëritshme.
Takim Informues
Mësimi Profesional Dual & Skemat e Granteve
Ftohen të gjitha kompanitë e interesuara të marrin pjesë në takimet informuese që synojnë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe arsimit profesional.
13 Janar 2026
12:30–15:00
Restaurant Univers - Pejë
Çfarë do të trajtohet në takim?
Përfitimet dhe obligimet e përfshirjes në mësimin profesional dual
Mundësitë e bashkëpunimit me shkollat profesionale
Prezantimi i Skemave të Granteve
Sesion Pyetje & Përgjigje me pjesëmarrësit
Prezantime nga: MASHTI, LuxDev, SHPDK,OEK dhe MIRECK
Pjesëmarrja juaj kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe në forcimin e lidhjes ndërmjet bizneseve dhe arsimit profesional.
Me respekt,
SHPDK | OEK | MIRECK
Në partneritet me LuxDev – Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor