Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. Kërkesë për Ofertë "Organizimi i Edicionit të Katërt të Garës Studentore në Dizajn"

Lajme / 02.09.2019

Kërkesë për Ofertë "Organizimi i Edicionit të Katërt të Garës Studentore në Dizajn"

Çka presim nga aplikuesit:


Nga aplikusit kërkohen propozime të realizushme që mund të varijojn nga orenditë e përditshme deri ne objekte në minaturë për përdorim të përditshme.

Çmimet: Vendi i parë 500 EUR | Vendi i dytë 300 EUR | Vendi i tretë 200 EUR dhe çmimi i publikut prej 300 EUR

Të gjithë finalistëve të tjerë do t’ju ndahen certifikata të pjesëmarrjes dhe dizajnet e tyre do të publikohen në katalogun zyrtar të garës studentore të dizajnit.


Projektet do të vlerësohen në bazë të formës së vlerësimit të mëposhtme ku:

  • Inovacioni vlen 50% dhe
  • Dizajni vlen 30%
  • Mundësia e lansimit në treg vlen 20%

  • Afati për aplikim: 30 Nentor 2022


    Gara organizohet brenda Universitetit perkates,prandaj studentet aplikojne ne adresen e poshteshenuar ne varesi te Universitetit qe i takojne:


    Afati për aplikim: 30 Nentor 2022 Gara organizohet brenda Universitetit perkates,prandaj studentet aplikojne ne adresen e poshteshenuar ne varesi te Universitetit qe i takojne:


    ### Studentet e UBT aplikojne : sebil.spat@ubt-uni.net

    ### Studentet e USHAF aplikojne ne emailin: faton.spahiu@ushaf.net

    ### Studentet e AAB aplikojne ne emailin: info@aab-edu.net dhe bujar.demjaha@aab-edu.net

    ### Studentet e Evolucion aplikojne ne emailin: donjetalumi22@gmail.com

    ### Studentet e UP aplikojne ne linkun: arkitektura@uni-pr.edu


    Kriteret e Aplikimit


    Kandidatët e interesuar në Garën Studentore të Dizajnit duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë aplikacionin e mëposhtëm.
    Së bashku me formularin e aplikacionit të tyre, kandidatët duhet të dorëzojnë:
    Një ose me shume figura 3D (Render) perspektive ose aksonometri me rezolucion të lartë me dimensione minimale 1920x1080 piksela të ruajtur si dosje JPEG, ku prapavija preferohet të jetë e bardhë.


    4 nivele të ngritura


    Qëllimi i këtij konkursi është zgjerimi i vetëdijes lidhur me rëndësinë e garës në dizajn në sektorin e përpunimit të drurit duke i forcuar kapacitetet e dizajnimit dhe zhvillimin e tregut lokal BDSP që tashmë është i pranishëm në kuadër të universitetit dhe shkollave të specializuara.
    Qëllimi i këtij konkursi është të vazhdohet me përmirësimin e komunikimit në mes të dizajnerëve dhe prodhuesve të produkteve të drurit, e veçmas të mobiljeve duke e prezantuar si një aktivitet kolektiv në mënyrë që të arrijë sukses për dizajnerët dhe NVM-të.
    Përmes këtij aktiviteti financuar nga USAID EMPOWER Sektori Privat, SHPDK synon ta publikojë një ‘forum të politikave’, një takim në mes të biznesve (B2B), strategji dhe punëtori të marketingut, panair, konkurs për dizajn të produktit dhe t’i bashkojë njerëzit për t’iu treguar kapacitetet e Kosovës në sektorin e përpunimit të drurit dhe të avokojë për më shumë përmirësim të mjedisit afarist.

    Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

    Kontakto SHPDK-në