Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. 📌 SHPDK në sesionin informues të KIESA-s për grante — Arsimi Dual

Lajme / 28.04.2026

📌 SHPDK në sesionin informues të KIESA-s për grante — Arsimi Dual

Kryetari i SHPDK-së, z. Zenel Kelmendi, dhe Drejtoresha Ekzekutive, znj. Arieta Pozhegu, morën pjesë në sesionin informues të organizuar nga KIESA, lidhur me skemën e granteve për arsimin dual.

Skema mbështet ndërlidhjen e bizneseve me sistemin e arsimit profesional dhe ofron mundësi financiare për kompanitë që investojnë në aftësimin e të rinjve.

🔹 Skema mbështetet nga projekti “Shkathtësitë për Punësim të Qëndrueshëm në Kosovë”, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe i implementuar nga MINTI përmes KIESA-s, në bashkëpunim me LuxDev.

⏰ Afati i fundit për aplikim: 30 Prill 2026

đź“§ arsimidual@rks-gov.net

SHPDK inkurajon të gjithë anëtarët e interesuar të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë brenda afatit!

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në