- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- SHPDK në Konferencën e Diasporës! 15- 16/5/2026
Lajme / 11.06.2026
SHPDK në Konferencën e Diasporës! 15- 16/5/2026

Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës – SHPDK mori pjesë me sukses në Konferencën e Diasporës, duke qenë e pranishme si në rolin e vizitorit ashtu edhe si ekspozuese me kompani anëtare që prezantuan produkte cilësore si:
Dyer & dritare
Shtëpi prefabriku ara
Mobilieri
Rrjetëzim me vlerë të shtuar
Pjesëmarrja e anëtarëve të SHPDK-së në këtë ngjarje me mbi 500 pjesëmarrës nga shtete të ndryshme, kryesisht diaspora, hapi mundësi të jashtëzakonshme për bashkëpunim dhe partneritete të reja mes kompanive kosovare dhe atyre ndërkombëtare.
Drejtoresha e SHPDK-së realizoi tri intervista ku ndau mesazhe të rëndësishme rreth rolit strategjik të industrisë së drurit, potencialit të saj për eksport dhe mundësive që ky sektor ofron për ekonominë kosovare.
Anëtarët e SHPDK-së patën gjithashtu nderin të marrin pjesë në darkën ceremoniale të ngjarjes — një moment i veçantë që kurorëzoi një ditë plot energji dhe mundësi! 
Bashkë ndërtojmë të ardhmen e industrisë kosovare të drurit!