- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- SHPDK, në bashkëpunim me KIESA dhe me mbështetjen e GIZ dhe PPSE, organizon pjesëmarrjen e 13 kompanive prodhuese nga Kosova në panairin SWISS Bau 2024.
Lajme / 07.01.2024
SHPDK, në bashkëpunim me KIESA dhe me mbështetjen e GIZ dhe PPSE, organizon pjesëmarrjen e 13 kompanive prodhuese nga Kosova në panairin SWISS Bau 2024.

Datat: 16 – 19 Janar, 2024
Lokacioni: Basel - Zvicër
Halla 1.1, shtandi A60, A90, B60.
ANSEL është një nga ekspozuesit në panairin më të madh në Europë në sektorin e ndërtimit, Swiss Bau 2024.
Ansel, si një kompani vendase, synon të rrisë kapacitetin e prodhimit të dyerve dhe dritareve PVC për nevojat e tregut vendas dhe ndërkombëtar. Vëmendje e veçantë kushtohet cilësisë së produkteve, duke kujdesur për zgjedhjen e lëndëve të para, makinave dhe personelit profesional për të siguruar cilësi dhe durueshmëri të produkteve sipas standardeve të Bashkimit Evropian!
Me kënaqësi ju mirëpresim në shtandin tonë në këtë panair të madh! Jemi krenarë që mund t'ju prezantojmë inovacionet tona në sektorin e ndërtimit.