Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. SHPDK, në bashkëpunim me KIESA dhe me mbështetjen e GIZ dhe PPSE, organizon pjesëmarrjen e 13 kompanive prodhuese nga Kosova në panairin SWISS Bau 2024.

Lajme / 09.01.2024

SHPDK, në bashkëpunim me KIESA dhe me mbështetjen e GIZ dhe PPSE, organizon pjesëmarrjen e 13 kompanive prodhuese nga Kosova në panairin SWISS Bau 2024.

Datat: 16 – 19 Janar, 2024
Lokacioni: Basel - Zvicër
Halla 1.1, shtandi A60, A90, B60.
HOTI EXCLUZIVE është një nga ekspozuesit në panairin më të madh në Europë në sektorin e ndërtimit, Swiss Bau 2024.
Hoti Exclusive Woodwoork është një kompani e pasur me traditë ne industrinë e drurit që nga vitit 1935, kompani e trashëguar ndër gjeneratash.
Me përkushtim dhe ambicie të madhe, Hoti sot arrin te jetë pjesë e projekteve në tregun e Zvicres, Gjermanis, dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikës. Të specializuar në prodhimin e Dritareve (Dru dhe Dru Alumin), Dyerve dhe të interiereve, kemi arritur që 85% të kapacitetit prodhues të jetë i destinuar për export.
Me kënaqësi ju mirëpresim në shtandin tonë në këtë panair të madh!

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në