Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. SHPDK tashmë anëtare në Aleancen e Klasterave të Evropës

Lajme / 12.08.2024

SHPDK tashmë anëtare në Aleancen e Klasterave të Evropës

Kosova nga vendet fqinje e vetmja tash antare në Aleancen Evropjane të Klastereve! Urime e suksese na qoftë! Falenderojmë GIZ -EP qe mundesuan fasilitimin që në të jemi anëtarë!

Aleanca e Klastrave Evropiane, e themeluar në vitin 2019, është organizata ombrellë e klasterve evropiane. Anëtarët e saj janë shoqata kombëtare të klasterve si përfaqësues në vendet e tyre dhe aktorë publikë ose ambasadorë në vendet që nuk kanë një organizatë kombëtare.

Aleanca e Klastrave Evropiane (European Clusters Alliance) është një organizatë që ka për qëllim të bashkojë dhe koordinojë klasteret (clusters) në të gjithë Evropën. Klasteret janë grupe të ndërmarrjeve, institucioneve akademike, dhe organizatave të tjera që bashkëpunojnë për të rritur inovacionin, konkurrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik në një rajon të caktuar ose në një sektor të caktuar industrial.

Kjo aleancë luan një rol kyç në lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet klaster/shoqata të ndryshme kombëtare dhe rajonale, duke krijuar një rrjet të gjerë që përfshin aktorë nga vende të ndryshme evropiane. Ajo gjithashtu ndihmon në promovimin e politikave të përbashkëta dhe nismave që mbështesin zhvillimin e klasterve, shiqatave dhe fuqizimin e tyre në tregjet ndërkombëtare.

Aleanca ofron një platformë për shkëmbimin e ideve, përvojave dhe praktikave më të mira ndërmjet anëtarëve të saj. Kjo nxit një mjedis më të fortë për bashkëpunim dhe inovacion, duke ndihmuar klasteret të adresojnë sfidat globale dhe të përfitojnë nga mundësitë e reja ekonomike.

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në