Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. SHPDK mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumeve të mirëkuptimit me Këshillin Sektorial të Fuqisë Punëtore në fushën e TIK-ut, përpunimit të drurit dhe agrobiznesit

Lajme / 18.11.2022

SHPDK mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumeve të mirëkuptimit me Këshillin Sektorial të Fuqisë Punëtore në fushën e TIK-ut, përpunimit të drurit dhe agrobiznesit

Arsimi dhe aftësimi profesional konsiderohet si shtyllë kryesore e çdo shteti sepse kontribuon në zhvillimin ekonomiko-social të një shoqërie dhe vendi.
Me kënaqësi SHPDK mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumeve të mirëkuptimit me Këshillin Sektorial të Fuqisë Punëtore në fushën e TIK-ut, përpunimit të drurit dhe agrobiznesit, në kuadër të projektit “Aktiviteti për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore përmes Sektorit Privat”, financuar nga USAID.
SHPDK nenshkroi marrveshjen si Udheheqese e keshillit per sektorin e drurit.
Projekti do të mbështesë sektorin privat për të artikuluar më mirë nevojat dhe për të hartuar, financuar dhe ofruar zgjidhje për fuqinë punëtore.
Falenderojme USAID-in projektin qe implementohet nga IREX për këtë projekt si dhe për themelimin e Këshillave Sektoriale që do të shërbejnë si platforma të diskutimit dhe artikulimit për nevojat e sektorit për kualifikime.

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në