Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. SHPDK mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga Zyra e Planifikimit Strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit

Lajme / 10.05.2024

SHPDK mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga Zyra e Planifikimit Strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit

SHPDK mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga Zyra e Planifikimit Strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, ku u prezantua dhe shqyrtua drafti i Strategjisë për Specializimin e Mençur-S3.

Ministrja Hajdari, falënderoi anëtarët e Ekipit Nacional të emëruar me vendim të Kryeministrit, Përfaqësuesit e Komisionit Evropian, si dhe ekspertët e angazhuar nga Qeveria e Kosovës për hartimin e Strategjisë për Specializimin e Mençur-S3.

Ajo theksoi se Strategjia e Mençur është dokument me rëndësi të lartë për shtetin tonë dhe tregues se Kosova po përvetëson një model bashkëkohor për zhvillim ekonomik në përputhje me iniciativën e Bashkimit Evropian.

“Kjo strategji e orientuar kah inovacioni është mjet thelbësor për të përmirësuar ekosistemin e inovacionit dhe kërkimit dhe për të udhëzuar investimet e ardhshme në sektorët që janë njohur si fusha me prioritet në këtë proces”, shtoi Ministrja Hajdari.
Fushat me prioritet pas një analize të thellë për gjetjen e fushave dhe sektorëve me potencial për zhvillim në vendin tonë kanë rezultuar:
Teknologjia Informative dhe Komunikimit (sektor horizontal) ; Industria Kreative (sektor horizontal);
Energjia e Gjelbër; Përpunimi i Drurit dhe Përpunimi i Ushqimit.
“Ne synojmë që Kosova në një të ardhme të afërt të ketë një ekonomi të zgjuar, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, të bazuar në objektivat strategjike si: rritjen e punësimit, zhvillimin e inovacionit, ndërlidhjen e arsimit me nevojat e tregut, përfshirjen sociale dhe ndikimin në ekonominë e gjelbër /klimën dhe energjinë”, theksoi Ministrja Hajdari.

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në