- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- SHPDK, e përfaqësuar nga DE Znj. Arieta Pozhegu, mori pjesë në Puntorin për Studime Gjithëpërfshirëse në sektorin e industrisë në Kosovë
Lajme / 30.07.2024
SHPDK, e përfaqësuar nga DE Znj. Arieta Pozhegu, mori pjesë në Puntorin për Studime Gjithëpërfshirëse në sektorin e industrisë në Kosovë

SHPDK, e përfaqësuar nga DE Znj. Arieta Pozhegu, mori pjesë në Puntorin për Studime Gjithëpërfshirëse në sektorin e industrisë në Kosovë, ku po zhvillohet një projekt i rëndësishëm për të identifikuar boshllëqet e aftësive në tregun e punës.
Ky projekt synon të përmirësojë lidhjen midis edukimit dhe kërkesave të tregut të punës, duke promovuar arsim dual, zhvillim, shkathetesi, inovacion, dhe digjitalizim.
Bashkëpunimi me Ndermarrje, MASHTI (Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit), MINT (Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë), dhe DAAP (Departamenti për Arsim dhe Aftësim Profesional) është kyç për suksesin e kësaj nisme.
Partneritetet strategjike me këto institucione do të ndihmojnë në zhvillimin e një kuadri të qëndrueshëm për zhvillimin e aftësive, duke përfshirë teknologjitë e reja dhe praktikat më të mira globale.
Kjo nismë është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një fuqie punëtore të aftë dhe të adaptueshme, e cila do të kontribuojë në përmirësimin e konkurrencës së industrisë së Kosovës në tregun ndërkombëtar. Për më tepër, përmirësimi i arsimit dhe aftësimit profesional do të sigurojë që të rinjtë e Kosovës të kenë mundësi më të mira punësimi dhe karriere, duke u bërë pjesë aktive e zhvillimit ekonomik të vendit.