Kalo te përmbajtja
SHPDK

Lajme / 14.05.2026

Vizitë pune tek kompania LUMI sh.p.k

Sot, si pjesë e planit të vizitave tek anëtarët e SHPDK, vizituam kompaninë LUMI sh.p.k, ku pатëm kënaqësinë të takoheshim me Z. Zenel Kelmendi — Kryetar i Bordit të SHPDK dhe njëkohësisht pronar i kësaj ndërmarrjes LUMI sh.p.k

Gjatë takimit u njoftuam me:

✅ Zhvillimet e fundit në prodhimin e dyerve dhe kuzhinave

✅ Investimet e realizuara në avancimin teknologjik

✅ Zbatimin e suksesshëm të sistemit DUAL

💡 Një lajm inkurajues: kompania LUMI aktualisht ka të angazhuar 8 nxënës nga profilet Mekatronikë dhe Zdrukthtari — një shembull i mrekullueshëm i bashkëpunimit ndërmjet biznesit dhe arsimit profesional!

📌 SHPDK, së bashku me anëtarë të Bordit, do të vijojë vizitat tek kompanitë anëtare gjatë javëve në vijim. Besojmë se ky bashkëveprim i drejtpërdrejtë forcon lidhjet tona dhe ndihmon në adresimin e nevojave reale të bizneseve tona.

Jemi krenarë të kemi në mesin tonë ndërmarrje si LUMI sh.p.k, të cilat investojnë jo vetëm në teknologji, por edhe në brezin e ri. 💪

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në