- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- Mbështetje për kompanitë lokale për të rritur konkurrencën e eksportit
Lajme / 10.07.2015
Mbështetje për kompanitë lokale për të rritur konkurrencën e eksportit

ELNOR është një nga prodhuesit kryesorë të produkteve të drurit në Kosovë, më i njohur për tregjet e larta rezidenciale, resorte dhe komerciale që nga viti 2007. Më 10 korrik 2015 kjo kompani mori një grant nga EMPOWER Sektori Privat i USAID-it, ku kompania do të investojë në pajisje shtesë që do të rrisë efikasitetin dhe produktivitetin, gjë që do të rrisë konkurrencën në tregjet e eksportit dhe pritet të krijohen rreth 50 vende të reja pune.