- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- Diaspora shqiptare ka një rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe tregtar të vendit tonë
Lajme / 11.12.2024
Diaspora shqiptare ka një rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe tregtar të vendit tonë

Diaspora shqiptare ka një rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe tregtar të vendit tonë. Pjesëmarrja e 11 biznesmenëve shqiptarë nga diaspora në Konventën e 7-të të Industrisë së Drurit në Kosovë është një shembull i shkëlqyer i këtij kontributi. Këta investitorë synojnë të rrisin eksportet dhe të hapin mundësi për zhvillimin e tregjeve ndërkombëtare për produktet shqiptare.
Ky aktivitet, i organizuar nga SHPDK në bashkëpunim me kompaninë “Cut to Create Media” dhe platformën “Rrëfim Suksesi”, ka pasur një ndikim të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ndërmjet bizneseve të diasporës dhe atyre të Kosovës. Takimet B2B (business-to-business) që janë zhvilluar gjatë ngjarjes, kanë pasur si qëllim krijimin e mundësive për bashkëpunim të drejtpërdrejtë, duke ofruar mundësi të shkëmbimit të njohurive, teknologjive dhe modeleve të biznesit që mund të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve të industrisë së drurit.
Pjesëmarrja e 11 kompanive nga diaspora në këtë ngjarje ka shtuar vlerën e kësaj konference, duke e pasuruar atë me përvoja dhe perspektiva të reja që janë të nevojshme për zhvillimin e industrisë në Kosovë. Diaspora shqiptare është një aset i vyer që mund të kontriboj ndjeshëm në forcimin e ekonomisë dhe zhvillimin e mundësive të reja biznesore për të dyja palët.
Falenderojmë USAID KosovoCompete Activity për mbështetjen e këtij aktiviteti.
Kosovo Export Network