Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. Drejtoresha ekzekutive e SHPDK mori pjesë në eventin e Lansimit të Panelit për Hulumtime Online të krijuar nga UBO Consulting

Lajme / 28.03.2024

Drejtoresha ekzekutive e SHPDK mori pjesë në eventin e Lansimit të Panelit për Hulumtime Online të krijuar nga UBO Consulting

Drejtoresha ekzekutive e SHPDK Znj. Arieta Vula Pozhegu mori pjesë në eventin e Lansimit të Panelit për Hulumtime Online të krijuar nga UBO Consulting, me mbështetjen e USAID Kosovo Compete Activity.
Paneli është një platformë e avancuar digjitale e cila shërben për mbledhjen e të dhënave në kohë reale, dhe është hap i rëndësishëm për të kuptuar më mirë nevojat dhe opinionet e popullsisë së Kosovës, duke përfshirë aktualisht 15,000 anëtarë të zgjedhur me kujdes nga të gjitha shtresat e shoqërisë.
Në hulumtimin e bërë për Industrinë e përpunimit të Drurit, një nga pyetjet që i është bërë qytetarëve është: "Kur keni blerë këto produkte, çfarë prodhuesi keni zgjedhur?"
Rreth 68 përqind e qytetarëve kanë zgjedhur produkte vendore gjatë blerjeve të tyre të produkteve të përpunuara të drurit

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në