- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- Është hapur Panairi i Punës në Ferizaj - Mbeshtetur nga GIZ
Lajme / 18.10.2023
Është hapur Panairi i Punës në Ferizaj - Mbeshtetur nga GIZ

Organizuara nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në bashkëpunim me Oden Ekonomike të Kosovës, Shoqatën e Përpunuesve të Drurit, Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, si dhe perkrahje nga Gizi gjerman, këtë të mërkurë
Në këtë panair janë përfaqësuar kompani të ndryshme nga Ferizaj, të cilat ofronin vende të lira të punës për të rinjët.
Në hapjen e panairit, nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, është shprehur tejet i lumtur me prezencën e kompanive në këtë panair, duke thënë se ky është një reflektimi i një iniciative shumë të mirë që ka ndërmarrë Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik.
E nga ana tjetër, Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj Agron Bajraktari, ka thënë se është kënaqësi shumë e veçantë që ishin pjesë e këtij organizimi. Ai ka thënë se po mundohen që të bëjnë më të mirën me bizneset e rajonit të Ferizajt.
Të pranishmëve me një fjalë rasti në këtë panair ju është drejtuar edhe Arjeta Vula-Pozhegu-drejtore e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit, si dhe Kumrije Kelmendi-Aliu, nga Gizi-gjerman.
Ndërsa Naim Gashi-drejtor i Qendrës Rajonale të Punësimit në Ferizaj, ka njoftuar të pranishmit më të gjitha mundësitë që ofron kjo qendre për punësimin e të rinjëve.