- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- Konventa e Industrisë së Drurit në Kosovë është event i rëndësishëm që prezanton dhe promovon zhvillimin në industrinë e drurit në Kosovë dhe më gjerë
Lajme / 17.11.2024
Konventa e Industrisë së Drurit në Kosovë është event i rëndësishëm që prezanton dhe promovon zhvillimin në industrinë e drurit në Kosovë dhe më gjerë

Eventi, i cili do mbahet më 26 nëntor, 2024 në Emerald Hotel, do të mbledh eskpert rajonal dhe ndërkombëtar të prodhimit drurit për t’i diskutuar teknologjitë më të reja dhe inovative.
Pjesë e këtij eventi do të jetë edhe një gare nacionale për dizajn, me qëllim të nxitjes së kreativitetit në fushën e dizajnimit të produkteve të drurit. Disa prej aktiviteteve që do mbahen në këtë konventë janë Forumi Biznesor, Promovimi i Eksportit, dhe Forumi i Aktiviteteve të Donatorëve. Gjithashtu, eventi do të përfshijë takime B2B dhe do të ofrojë një platformë të shkëlqyer për kompanitë vendase dhe ndërkombëtare të industrisë së drurit për të biseduar, bashkëpunuar dhe zhvilluar marrëdhënie të reja biznesi.
Qëllimi kryesor i kësaj konvente është promovimi i Kosovës dhe aftësisë sonë prodhuese në tregjet ndërkombëtare.