Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. Shoqata SHPDK mori pjesë në eventin e lansimit të edicionit të dytë të LuxAid Demonstration Fund (LDF II)

Lajme / 18.03.2026

Shoqata SHPDK mori pjesë në eventin e lansimit të edicionit të dytë të LuxAid Demonstration Fund (LDF II)

Shoqata SHPDK mori pjesë në eventin e lansimit të edicionit të dytë të LuxAid Demonstration Fund (LDF II), të organizuar nga Ambasada e Luksemburgut në Kosovë, në bashkëpunim me Luxembourg Aid & Development dhe LuxDev – Luxembourg Development Cooperation Agency, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe sektorit privat, përfshirë Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari.

Ky edicion i dytë i LDF u lansua zyrtarisht me fokus të qartë në inovacione të gjelbra dhe digjitale, duke mbështetur sektorin privat në Kosovë dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs), veçanërisht në:

• rritjen ekonomike

• inovacionin

• veprimin klimatik

Kompanitë e interesuara mund të aplikojnë përmes thirrjes zyrtare:

👉https://www.luxaidbusiness4impact.lu/.../kosovo-call-for.../

👉https://bit.ly/4t6S3ux

#SHPDK#LuxAid#LuxDev#LDFII#GreenInnovation#DigitalTransformation#SDGs

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në