- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- Kompani të përpunimit të drurit nga Kosova do të marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar ‘Stockholm Furniture Fair’ 4-8 Shkurt në Suedi
Lajme / 22.01.2025
Kompani të përpunimit të drurit nga Kosova do të marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar ‘Stockholm Furniture Fair’ 4-8 Shkurt në Suedi

Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës me mbështetje të FEGO Project Kosovo organizon pjesëmarrjen e shtatë kompanive nga industria e drurit në Panairin Ndërkombëtar të Mobiljeve, Stockholm Furniture Fair, një ngjarje prestigjioze që mbledh profesionistë të industrisë së mobiljeve dhe dizajnit nga mbarë bota.
✨🪵Këto kompani kanë kompozuar një linjë impresionuese të produkteve që do të ekspozohen në pavionin e Kosovës për bizneset dhe klientët e interesuar në tregun Skandinav.
Përmes kësaj platforme, kompanitë nga Kosova do të kenë mundësinë të tregojnë potencialin e tyre kreativ të produkteve të cilësisë së lartë dhe inovacioneve të fundit nga sektori i mobilerisë, duke hapur dyert për bashkëpunime afatgjata në tregun ndërkombëtar.
Ejani dhe na vizitoni:
🗓️ 4-8 Shkurt 2025
📍 Shtandi A14:50
🔗www.stockholmfurniturefair.se
*Ky aktivitet mbështetet nga projekti FEGO, I cili financohet nga SIDA dhe implementohet nga Swisscontact.