Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. 📌 Workshop: Mësimi Profesional Dual & Skemat e Granteve

Lajme / 16.03.2026

📌 Workshop: Mësimi Profesional Dual & Skemat e Granteve

Më 13 janar 2026, në Restaurant Univers – Pejë, u mbajt me sukses takimi informues kushtuar Mësimit Profesional Dual dhe Skemave të Granteve, me pjesëmarrjen e bizneseve, institucioneve dhe partnerëve zhvillimorë.

🤝 Takimi u organizua nga SHPDK, në bashkëpunim me OEK & MIRECK, në partneritet me LuxDev – Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor, me qëllim informimin dhe fuqizimin e bizneseve për përfshirje aktive në arsimin profesional dhe skemat mbështetëse financiare.

🔍 Gjatë sesionit u diskutuan:

▪️ Qëllimet dhe rëndësia e mësimit profesional dual

▪️ Përfitimet dhe detyrimet e bizneseve në këtë model

▪️ Prezantimi i projektit “Shkathtësitë për Punësim të Qëndrueshëm në Kosovë”

▪️ Mundësitë e skemave të granteve, kriteret e aplikimit dhe afatet

▪️ Diskutim i hapur me bizneset për pyetje dhe sqarime

✨ Takimi shërbeu si një platformë e rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet sektorit privat, institucioneve publike dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke kontribuar në zhvillimin e fuqisë punëtore dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve.

🙏 Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe partnerët për angazhimin dhe kontributin e tyre.

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në