Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. Takimi i Këshillave dhe ndërhyrjet e propozuara të politikave të sektorit privat

Lajme / 20.02.2024

Takimi i Këshillave dhe ndërhyrjet e propozuara të politikave të sektorit privat

Angazhimi i sektorit privat në diskutimin e nevojave për fuqi punëtore është vendimtar për rritjen ekonomike të Kosovës. USAID në bashkëpunim me Aktivitetin për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore i udhëhequr nga Sektori Privat i USAID-it gjatë takimit me Këshillat të mbajtur më 31 janar 2024 siguroi një platformë për sektorin privat lidhur me avancimin e reformave të politikave për zhvillimin e fuqisë punëtore.
Të tre Këshillat aprovuan unanimisht këto dokumente: Rregulloren e punës së Këshillit (verzioni i rishikuar), Rregulloren e procedurës e komisionit të granteve, Planin e ngritjes të kapacitetit të Këshillave, Planin e punës të Këshillave dhe Planin e veprimit të politikave.
Gjatë këtij takimi u diskutua gjithashtu edhe për ndërhyrjet e propozuara të politikave të sektorit të përpunimit të drurit në mesin e të cilave edhe për vlerësimin diagnostik të të mësuarit në vendin e punës (pilotimi i sistemit dual të arsimit), vlerësimin rregullativ ex-post të Udhëzimit Administrativ Nr. 137/2020 për të Mësuarit në Vendin e Punës në Institucionet e AAP-së dhe kornizës ligjore për sistemin dual të arsimit. Rezultati i pritshëm është kuptimi i boshllëqeve dhe nevojave të reformës ligjore të kuadrit rregullativ të mësimit në vendin e punës dhe informimi për rishikimin e legjislacionit për të mundësuar sistemin dual të arsimit në sektor.
Gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të fuqisë punëtore në sektorët e Agrobiznesit, TIK-ut dhe Përpunimit të Drurit mbetet synim i USAID-it, Aktivitetit për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore i udhëhequr nga Sektori Privat si dhe të tre Këshillave përkatës.

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në