- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- AKTIVITET PËR ZHVILLIMIN E FORCËS PUNËS TË UDHËHEQUR NGA SEKTORI PRIVAT
Lajme / 29.08.2023
AKTIVITET PËR ZHVILLIMIN E FORCËS PUNËS TË UDHËHEQUR NGA SEKTORI PRIVAT

Të arriturat për Aktivitetin e USAID-it për zhvillimin e fuqisë punëtore:
- Aktiviteti krijoi “Këshillat e Sektorial të Fuqisë Punëtore”, platformë për sektorin privat në sektorët e Agrobiznesit, TIK-ut dhe Përpunimit të Drurit. Çdo Këshill përfaqëson ekspertizë të larmishëme të industrisë përkatëse, duke përfshirë sektorin privat, ofruesit e trajnimeve, ministritë, agjencitë qeveritare dhe OJQ-të;
- Shoqata e Përpunuesve të Drurit është zgjedhur lidere e Këshillit në fushën e përpunimit të drurit, ku gjithsej janë janë 20 anëtarë;
- Gjatë vitit, Këshilli ka zhvilluar dhe aprovuar rregulloren e punës, ka bërë validimin e të dhënave në lidhje me sektorin dhe ka identifikuar profilet më të kërkuara;
-Së bashku me anëtarët e Këshillit janë zhvilluar kriteret për thirrjen e granteve të inovacionit për zhvillim të fuqisë punëtore, si dhe Këshilli ka përzgjedhur komisionin vlerësuar të granteve të cilët kanë vlerësuar aplikimet për thirrjen e parë;
- Për të identifikuar politikat në lidhje me fuqinë punëtore, Aktiviteti ka themeluar 3 grupe punuese të politikave për secilin Këshill.
#workforcedevelopment #privatesectorledworkforcedevelopment