- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- Raport mbi Mundësitë dhe Sfidat e Sektorit të Biomasës Drurore në Kosovë
Lajme / 08.01.2016
Raport mbi Mundësitë dhe Sfidat e Sektorit të Biomasës Drurore në Kosovë

Si një zinxhir relativisht i ri i vlerës në Kosovë, prodhimi dhe konsumi i biomasës së drurit ka përjetuar rritje të jashtëzakonshme në import, shitje dhe prodhim. Përveç kësaj, zinxhiri i vlerës për prodhimin e sobave dhe kaldajave me pelet është zgjeruar në mënyrë dramatike vitet e fundit. Ky raport përshkruan biomasën e drurit dhe zinxhirët e vlerës së sobave dhe kaldajave; analizon mundësitë dhe sfidat e tyre për rritjen e mëtejshme të treguar të shpejtë dhe paraqet një plan veprimi të propozuar për mbështetjen e ardhshme për të dy zinxhirët e vlerës. Qëllimi përfundimtar i kësaj mbështetjeje është të nxisë prodhimin vendas dhe shitjet e peletit dhe sobave/kaldajave me pelet në një mënyrë të qëndrueshme për mjedisin, duke çuar në uljen e importeve, rritjen e eksporteve dhe krijimin e vendeve të punës.