Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. 🇽🇰🤝🇹🇷 SHPDK në Takimin e Delegacionit të Lartë Kosovë–Turqi

Lajme / 14.05.2026

🇽🇰🤝🇹🇷 SHPDK në Takimin e Delegacionit të Lartë Kosovë–Turqi

Drejtoresha Ekzekutive e SHPDK, Arieta Vula Pozhegu, mori pjesë në takimin e delegacionit të lartë me Ministrin e Tregtisë së Turqisë, z. Ömer Bolat, me ftesë të Ministres Mimoza Kusari-Lila.

Në emër të industrisë së drurit, Drejtoresha Vula Pozhegu prezentoi SHPDK-në si shoqatë përfaqësuese e këtij sektori dhe ndau një panoramë të qartë të situatës aktuale:

🌍 Kompanitë kosovare të sektorit eksportojnë me sukses në Zvicër, Gjermani dhe vende të tjera të Evropës — por jo ende në Turqi.

📦 Nga ana tjetër, sektori importon materiale gjysmë-produkte dhe produkte të gatshme nga Turqia, ku Turqia zë vendin e parë si furnizues i këtij sektori, dhe importi me i madh nga ky sektor.

💡 U theksua se pavarësisht investimeve turke në Kosovë në asete, privatizim dhe shërbime, pjesa që mungon dhe që ka interes të vërtetë për Kosovën janë investimet në prodhim. Tregtia e lirë me Turqinë duhet të shihet si strategji për ta adresuar këtë hendek.

—

Në nivel ministror, Ministrja Kusari-Lila dhe Ministri Bolat theksuan se qëllimi i takimit ishte njohja e ndërsjellë e bizneseve, krijimi i lidhjeve të reja dhe hapja e mundësive për rritje të eksportit. U diskutua gjithashtu për lehtësimin e qasjes në treg, përmirësimin e transportit dhe rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në Turqi si urë lidhëse e ekonomive të dy vendeve.

🌱 SHPDK mbetet e angazhuar për zhvillimin e sektorit dhe do të vazhdojë të punojë drejt partneriteteve konkrete me tregun turk.

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në