- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- SHPDK udheheq takimin si fasilitator ne krijimin e strategjise per industrin e drurit
Lajme / 26.09.2022
SHPDK udheheq takimin si fasilitator ne krijimin e strategjise per industrin e drurit

Projektet, mbeshtetjet grantet, ndryshimet per kete sektor do te bazohen ne te dalurat qe do gjenerohen nga kjo strategji per industrin e perpunimit te drurit:
Zyra për Planifikim Strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, organizoi Punëtorinë e parë të Procesit të Analizës së Ndërmarrësisë me temën “Analiza e përparësive, mangësive, mundësive dhe kërcënimeve (SWOT),per industrin e perpunimit te drurit.
Punëtoria e parë u mbajte të hënën me 26 shtator 2022, nga ora 09:00 deri 12:45, në Ndërtesën e Qeverisë, Salla P38.
Që nga viti 2018, Kosova është bërë pjesë e procesit të Specializimit të Mençur, që mbështetet dhe koordinohet për së afërmi nga Komisioni Evropian nëpërmjet Joint Research Centre (JRC). Për këtë proces është themeluar edhe Ekipi Nacional për Hartimin e Strategjisë së Specializimit të Mençur i përbërë nga përfaqësues qeveritarë, akademisë, biznesit dhe shoqërisë civile. Ky proces zhvillohet nëpërmjet partneritetit dhe qasjes nga poshtë-lart, ku specializimi i mençur ka të bëjë me bashkërendimin e aktiviteteve të të gjithë hisedarëve të lartpërmendur, për të punuar në zbatimin e strategjisë për rritje afatgjatë, të mbështetura nga fondet e BE-së.
Ekipi Nacional, pas analizave kuantitative dhe kualitative të potencialit ekonomik, inovativ dhe shkencor të vendit, ka identifikuar fushat e mëposhtme si domene prioritare:
· TIK (përfshirë telekomunikimin me tela)
· Përpunimi (me fokus kryesisht tek perpunimi i drurit)
· Industria Agroushqimore
· Energjia (me fokus kryesisht tek energjia e gjelbër)
· Industritë Kreative
Bazuar në këto dy analiza, gjatë periudhës shtator-dhjetor të këtij viti pritet të realizohet edhe procesi i analizës së ndërmarrësisë i njohur në anglisht si Entrepreneurial Discovery Process-EDP. Për procesin e EDP-së do të krijohen pesë grupe punuese sipas pesë fushave prioritare të mësipërme dhe do të organizohen një sërë punëtorish ku do të diskutohen nevojat dhe instrumentet specifike si politikat, masat, dhe veprimet që duhet të ndërmerren në mbështetje të inovacionit.
Secili grup punues për fushën prioritare përkatëse do të koordinohet nga një koordinator i caktuar nga sektori qeveritar dhe një fasilitator nga sektori privat/joqeveritar/akademik. Në bashkërendim me koordinatorin nga Qeveria, fasilitatori ka për përgjegjësi: drejtimin dhe moderimin e takimeve te grupit punues, dokumentimin e rezultateve si dhe udhëheqjen e procesit te vendimmarrjes. Të dhënat nga grupet e punës së EDP-së do të plotësojnë rezultatet e dala nga faza e parë dhe do të përfshihen në dokumentin përfundimtar të Strategjisë për Specializim të Mençur në Kosovë. Për fushën prioritare të industrisë së përpunimit të drurit
Koordinatore është znj. Valbone Dushi, nga Ministria e Industrisë Tregtisë dhe Ndërmarrësisë kurse
Fasilitatore nga sektori privat znj. Arieta Pozhegu nga SHPDK Shoqata e Perpunesve te Drurit te Kosoves.
Sot u mbajt punëtoria e parë e procesit të analizës së ndërmarrësisë me temën “Analiza e përparësive, mangësive, mundësive dhe rreziqeve (SWOT),për Industrinë e përpunimit të Drurit
Pjesëmarrësit gjat kesaj puntorie u njoftuan me të gjeturat nga keto analiza si dhe fokusuan diskutimin në analizën SWOT për industrinë e përpunimit të drurit. Në mes tjerash, pjesmarrësit theksuan sfidat aktuale që ballafaqohet sektori i përpunimit të drurit siç janë : mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore, qasja e pamjaftueshme ne financa, niveli mesatar i dixhitalizimit të sektorit, ndërsa si përparësi u vlersua potenciali per eksport, afërsia me tregjet europiane, si dhe potenciali për zgjerim në tregje të reja. Bizneset prezente, po ashtu vuan në pah rreziqet që mund t’i kanosen sektorit nga mungesa e furnizimitt rregullt me energji elektrike.
#woodprocessing #priority #smartspecialisation #competitive