Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. Forcimi i industrisë përpunuese dhe mbështetja për prodhuesit vendorë, synim parësor i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit

Lajme / 28.04.2026

Forcimi i industrisë përpunuese dhe mbështetja për prodhuesit vendorë, synim parësor i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit

Në një takim pune me përfaqësuesit e shoqatave sektoriale të industrisë përpunuese të Kosovës, diskutuam për sfidat dhe problematikat me të cilat përballen prodhuesit vendorë.

Si ministri e linjës, jemi të përkushtuar të rrisim mbështetjen për bizneset vendore, duke e vendosur inovacionin në qendër të zhvillimit ekonomik. Synojmë gjithashtu rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe forcimin e konkurrueshmërisë së industrisë prodhuese, përpunuese dhe shërbyese në vend, si dhe zëvendësimin e importeve me produkte vendore.

Shoqatat industriale janë ndër akterët kryesorë në hartimin e politikave industriale. Në veçanti, kontributi i tyre ka qenë i rëndësishëm në hartimin e Strategjisë për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Biznesit – SZhIMB 2030, si dhe në hartimin e skemave përkrahëse për bizneset.

Në këtë drejtim, po punojmë edhe për auditimin dhe vlerësimin e zonave industriale, me qëllim identifikimin e mundësive për modernizimin dhe zhvillimin e tyre të mëtejmë, si dhe për facilitimin e rritjes së kapaciteteve prodhuese të Kosovës.

Prodhuesit vendorë janë indikatorët e parë të përmirësimit të mjedisit të biznesit, nxitjes së inovacionit, funksionimit më të mirë të tregut dhe uljes së deficitit tregtar në ekonominë tonë.

Qeveria jonë mbetet e përkushtuar ndaj prodhuesve vendorë dhe punon për zhvillimin e vendit, bashkë me ta.

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në