- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- Komiteti Teknik për Përpunimin e Drurit (KT-9)
Lajme / 15.05.2024
Komiteti Teknik për Përpunimin e Drurit (KT-9)

Më datë 15.05.2024, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Përpunimin e Drurit, i drejtuar nga Kryetari i KT.PD, z. Agron Bajraktari dhe Sekretari Zijadin Ismajli.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i 11 standardeve evropiane në sektorin e Përpunimit të Drurit. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN/CENELEC dhe ISO, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim të tekstit. Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijësimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e Përpunimit të Drurit, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në Përpunimit të Drurit, etj.